Almeria i bën nder Realit, mposht Barcelonën

Almeria i bën nder Realit, mposht Barcelonën

12:06, 27/02/2023

 

Barcelona është befasuar në udhëtim te Almeria.

‘Blaugrana’ u mposhtën me rezultat të ngushtë 1:0 nga Almeria.

Kjo është vetëm humbja e tyre e dytë në La Liga.

Me këtë humbje Barcelona humb mundësinë për të çuar në 10 pikë diferencën me Real Madridin.

Kështu ata tashmë kanë vetëm shtatë pikë më pak se sa rivali i tyre, Real Madridi.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi El Bilal Toure, në minutën e 24’ të ndeshjes realizoi një supergol.

Barcelona pas golit të disavantazhit tentuan të barazojnë shifrat, krijuan mundësi, por jo edhe gola.

Pas kësaj humbje ata mbajnë vendin e parë me 59 pikë, kurse Almeria ndodhen në vendin e 15 me 25 sosh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco