PSG triumfon në klasiken e futbollit francez me Marseille, shkëputet në krye të renditjes

PSG triumfon në klasiken e futbollit francez me Marseille, shkëputet në krye të renditjes

22:46, 26/02/2023

PSG “shkatërroi” Marseille në Ligue 1, teksa klasikja e futbollit francez dhuroi emocione të forta.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, por PSG goditi në momentin e duhur.

Leo Messi dhuroi asist për Kylian Mbappe dhe ky i fundit kaloi skuadrën në avantazh (25’).

Katër minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë. Mbappe i ktheu reston argjentinasit, i cili dyfishoi për PSG-në. Goli i tretë ishte fantastik.

Messi dhuroi një super asist për Mbappe. Ky i fundit tundi rrjetën me një goditje të menjëhershme.

Me fitoren e sotme, PSG e dërgoi në tetë pikë diferencën me Marseille.

Mbappe barazoi Edinson Cavanin si goleadorin më të mirë të historisë së klubit me 200 gola.

Ylli francez e arriti këtë shifër për 246 ndeshje, ndryshe nga “El Matador” të cilit iu deshën 301 ndeshje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco