Xavi u kërkon falje tifozëve për humbjen me Almerian

Xavi u kërkon falje tifozëve për humbjen me Almerian

22:28, 26/02/2023

Xavi Hernandez nuk i kurseu kritikat ndaj futbollistëve të tij pas humbjes së sotme në kampionat ndaj Almerias, duke i dhënë mundësinë Realit që edhe me një hap të gabuar si barazimi në derbi, të mund të shkurtonte paska diferencën.

“Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve, sot kemi gabuar. Nuk e kuptova pjesën e parë. Duhet të jemi të sinqertë, kemi gabuar. Ndoshta kemi vuajtur pushimin dhe eliminimin europian, por nëse duam të fitojmë La Ligën, duhet të ndryshojmë shumë gjëra.

Duhet të tregojmë më shumë dëshirë, më shumë entuziazëm, ishte dita perfekte për të mos gabuar. Ia vë fajin vetes të parit, gabojmë dhe i duhet kërkuar falje tifozëve. Duhet të bëjmë autokritikë. Kemi një avantazh të mirë në La Liga pasi kemi bërë gjërat mirë deri tani, por duhet që të ndryshojmë.

Këtë të sotmen e shpjegoj vetëm se ishte Almeria e cila luajti jetën në lojë dhe vendosi në fushë intensitetin që ne nuk e kishim, një pasion që bënte diferencën. Ata konkurruan, ndërsa ne në pjesën e parë nuk e bëmë”, tha Xavi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco