Zidane drejt Anglisë, Chelsea e ‘josh’ me 18 milionë euro

Zidane drejt Anglisë, Chelsea e ‘josh’ me 18 milionë euro

09:35, 24/02/2023

Pasi vendosi rekord në merkaton e janarit, duke shpenzuar 360 milionë euro dhe 600 milionë në total, nëse llogarisim edhe blerjet e bëra në verën e kaluar (18 lojtarë në total), pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Në pritje për të kuptuar se si do të përfundojë ky sezon, miliarderi amerikan po mendon për të ardhshmin, ku natyrisht nuk do të jetë kaq tolerant me rezultatet.

Ideja e tij është gjetja e një trajneri special që të mund të stërvisë yjet e tij dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese.

Dhe zgjedhja është Zinedine Zidane. Fakti që francezi është ende në kërkim të një pankine, Chelsea ka nisur joshjen, duke i bërë ofertën e parë, 18 milionë euro neto në sezon, plus dorë të lirë në merkaton e kësaj vere.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco