Conference League/ Lazio ia del me Hysajn titullar, Sheriffi shtang Partizanin në mes të Beogradit

Conference League/ Lazio ia del me Hysajn titullar, Sheriffi shtang Partizanin në mes të Beogradit

21:12, 23/02/2023

U luajtën duke filluar nga ora 18:45, katër duelet e kthimit të fazës së 1/16-ave të Ligës së Konferencës ku nuk munguan surprizat.

Italianët e Lazios, arritën të siguronin një biletë për më tej, teksa barazuan në transfertë ndaj Cluj të Ermal Krasniqit. Triumfi 1-0 i lacialëve në ndeshjen e parë, bëri që skuadra e Sarrit të vijojë aventurën për më tej. Edhe në këtë duel titullar në radhët e Lazios u aktivizua mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, që bëri një paraqitje dinjitoze.

Supriza e këtyre dueleve ishte padyshim humbja 1-3 e Partizanit të Beogradit në shtëpi ndaj Sheriff Tiraspol. Serbët fituan në ndeshjen e parë, me rezultatin minimal 0-1, teksa u mposhtën në të kthimit, duke sjellë eliminimin.

Në sfidën tjetër mes Dnipros dhe AEK Larnaca, ishin qipriotët që u kualifikuan për më tej. Dueli i sotëm mes këtyre dy skuadrave u mbyll në barazim pa gola, teksa në të parin fitoi AEK Larnaca me rezultatin 1-0.

Për sa i përket përballjes mes Anderlecht dhe Ludogorets, ky takim iu drejtua minutave shtesë. Pasi në sfidën e parë fituan bullgarët me rezultatin 1-0, ndërkohë në sfidën e kthimit triumfuan belgët me rezultatin 2-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco