Fituan ndeshjet e para në fazën e 1/8-ve, tre ekipet italiane bëjnë histori në Champions League

Fituan ndeshjet e para në fazën e 1/8-ve, tre ekipet italiane bëjnë histori në Champions League

19:05, 23/02/2023

 

Me golin e Lukakut, Interi plotësoi trisin e skuadrave Italiane që triumfuan në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave në Champions League. Madje, të treja pa pësuar gol. Një rezultat historik, pasi asnjëherë më parë skuadrat e Serisë A nuk kishin fituar të gjitha ndeshjet e tyre në një tur të tillë në Champions.

Ishte fillimisht Milani i drejtuar nga Pioli që rigjeti ritmin e duhur në Europë duke triumfuar në sfidën e parë ndaj Tottenham më 14 shkurt. Një gol i shënuar dhe porta e paprekur, riktheu besimin te skuadra e Piolit.

Më tej, Napoli u tregua superior edhe në Europë. Përballë ishte Frankfurti, por për skuadrën e drejtuar nga Spalletti ritmi është i njëjtë. Dy gola të shënuar dhe një ndeshje e mbyllur pa pësuar dhe mbi të gjitha me një rezultat tejet pozitiv çka shton së tepërmi mundësitë për të kaluar në çerekfinale.

Interi plotësoi trisin e fitoreve. Si asnjëherë më parë, tre skuadrat italiane, nuk kishin triufmuar në ndeshjen e parë në turin e 1/8-ave në Champions. Lukaku mjaftoi për Interin që të mposhte Porton me një gol të shënuar në fundin e sfidës dhe që çon në Portugali edhe zikaltrit me një rezultat pozitiv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco