Thellohet skandali i Barcelonës, një dokument i ri fut në telashe Laportën

Thellohet skandali i Barcelonës, një dokument i ri fut në telashe Laportën

17:38, 23/02/2023

 

Vazhdojnë të dalin prova të reja në skandalin që ka përfshirë Barcelonën, ku presidenti Joan Laporta mes të tjerash akuzohet se ka korruptuar gjyqtarët. Dokumenti i fundit në lidhje me këtë temë është një letër në drejtim të Barcelonës në dhjetor të vitit 2018 nga avokati i ish-arbitrit Negreira, që ishte edhe zëvendës-president i Komisionit të Arbitrave spanjollë, ku kërkonte rreth 300 mijë euro.

Ka qenë “Mundo Deportivo” ajo që ka publikuar lajmin dhe që ka akoma akses në dokumenta të rezervuara. Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zëvendës president i gjyqtarëve spanjollë, ishte në borderonë e Barcelonës që nga viti 2003 (ndoshta që nga 2001) përmes “Dasmil 95”, kompanisë që tij që ofronte shërbime konsulence për arbitrat në aktivitet. Klubi katalanas ka derdhur në arkat e tij një shumë totale që i kalon 7 milionë euro.

Në letrën e parë pasi Barcelona vendosi që të ndërpresë bashkëpunimin me “Dasmil 95”, Negreira (aspak i kënaqur nga kjo gjë) kërcënonte se do të publikonte bashkëpunimin e tyre shumë vjeçar.

Ndërsa në letrën e dytë, që është shkruar para të parës, “Dasnil 95” kërkon thuajse 300 mijë euro për periudhën qershor-dhjetor 2018, periudhë në të cilën Barca vendosi që të ndërpresë bashkëpunimin me Negreira. Emrat e Laporta, Rosell dhe Bartomeu përmenden për herë të parë në këtë letër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco