Ky pritet që të jetë çmimi i lartë që Dortmund ia ka vënë Bellingham

Ky pritet që të jetë çmimi i lartë që Dortmund ia ka vënë Bellingham

17:36, 23/02/2023

Jude Bellingham duket se do të dominojë titujt e mediave gjatë afatit kalimtar të verës, me klubet që pritet të shpenzojnë shumë para për nënshkrimin e tij

Mesfushori 19 vjeçar i Borussia Dortmund është bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në botë me paraqitjet e tij për klubin gjerman – njëjtë e bëri edhe në Katar në Botëror me Angli – duke rënë në sy të javë.

The Athletic raporton që Liverpool, Chelsea, Arsenal, Manchester United, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Manchester City janë ata të cilët dëshirojnë që ta përforcojnë mesfushën e tyre këtë verë, me Bellingham që është top prioriteti.

Borussia Dortmund janë të njohur për t’i bërë para asetet e tyre të vlefshme në kohën e duhur, me skuadrën e Bundesligës pritet që të kërkojë 132 milionë funte për Bellingham. Ky çmim reflekton faktin që Dortmund nuk ka nevojë urgjente që të shesë, me tinejxheren nën kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Bellingham bëhet futbollisti më i ri që arrin 50 fitore në Bundesliga të dielën kur ai hyri nga banka në fitoren e Dortmundit 4-1 kundër Hertha Berlinit.

Bellingham dhe Dortmund do të luajnë në ndeshjen e ardhshme kundër Hoffenheimit këtë vikend derisa ata vazhdojnë luftën për titull me Bayern Munchenin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco