Shuhet zëri ikonik i futbollit në Angli, Motson ndërron jetë në moshën 77-vjeçare

Shuhet zëri ikonik i futbollit në Angli, Motson ndërron jetë në moshën 77-vjeçare

17:10, 23/02/2023

Komentatori ikonë britanik, John Motson, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

I njohur në ishull si “Motty”, Motson filloi të prezantojë e të komentojë futbollin në “BBC” në vitin 1971. Që atëherë, deri në pensionimin e tij në vitin 2018, ai mbuloi dhjetë Kupa Bote dhe po aq Kampionate Evropiane, si dhe 29 finale të Kupës FA, duke u bërë zëri më i njohur i futbollit britanik në dekadat e fundit.

Image

Ndeshja e fundit që ai komentoi ishte përballja e Crystal Palace me West Bromëich në vitin 2018.

Në të njëtën kohë, ai u bë i njohur gjerësisht për bashkëpunimin e tij me “EA Sports”, pasi që nga viti 1996 zëri i tij shfaqej në komentet e videolojës më të njohur, FIFA.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco