Arsenali dhe Real Madridi në ‘luftë’ për ‘sozinë’ e Haaland

Arsenali dhe Real Madridi në ‘luftë’ për ‘sozinë’ e Haaland

11:37, 23/02/2023

Arsenali dhe Real Madridi duket se po shkojnë drejt një përplasje të fortë në merkaton e ardhshme teksa të dyja klubet kanë si objektiv sulmuesin e Atalantës, Rasmus Hojlund.

Danezi është duke zhvilluar sezonin e parë në elitën italiane të futbollit.

Gjashtë gola dhe dy asiste, kanë bërë që londinezët dhe madrilenët të kthejnë vëmendjen nga 20-vjeçari, i cili për nga fiziku cilësohet edhe si sozia e Erling Haaland.

Synimi i Real Madridit është që me anë të Hojlund të zëvendësojnë Karim Benzema teksa sulmuesi nordik ka edhe pëlqimin e presidentit Florentino Perez, i cili e sheh 20-vjeçarin si një lojtar të denjë për të fituar “Topin e Artë” në të ardhmen,

Megjithatë, rruga për tek Hojlund nuk është e lehtë, pasi Arsenali do të bëjë rezistencë dhe do të luftojë për danezin, ndërsa janë duke formuluar një ofertë të parezistueshme për italianët.

Hojlund e ka nisur karrierën e tij tek Copenhagen aty ku shënoi pesë gola në 32 ndeshje, me sulmuesin që më pas kaloi te Sturm Graz në Austri ku shënoi 12 gola në 21 ndeshje ndërsa tashmë 20-vjeçari është bërë pjesë edhe e kombëtares.

Tashmë, Hojlund është pjesë e Atalantës dhe e ardhmja duket e ndritur për sulmuesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco