'Dardanet' e regjistruan fitoren e tretë në Turqi, i mposhtin edhe bullgaret

'Dardanet' e regjistruan fitoren e tretë në Turqi, i mposhtin edhe bullgaret

14:21, 21/02/2023

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave e ka mposhtur sot Bullgarinë me rezultat 2:1.

“Dardanet” me këtë rast e regjistruan fitoren e tretë në tri ndeshje, në turneun që po e zhvillojnë në Turqi.

Vashat kosovare paraprakisht e kishin mundur Estoninë me rezultat 2:1 dhe Hong Kongun bindshëm, 7:0.

Kosova e mbylli grupin si lidere me tri fitore.

Kjo ishte një mundësi e mirë për “Dardanet” që t’i matin forcat e tyre dhe për ta parë formën e tyre para sfidave me peshë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco