Tifozët e Liverpool-it nuk përmbahen, shpërthejnë fishekzjarrë përpara hotelit ku qëndrojnë lojtarët e Realit

Tifozët e Liverpool-it nuk përmbahen, shpërthejnë fishekzjarrë përpara hotelit ku qëndrojnë lojtarët e Realit

11:50, 21/02/2023

Liverpooli dhe Reali i Madridit do të përballen mbrëmjen e së martës në Champions League, në fazën me eliminim direkt. Një duel, i cili duket se ka nisur menjëherë sapo kampionët në fuqi kanë mbërritur në tokën angleze.

Lojtarët e drejtuar nga Ancelotti janë përballur me një situatë të pazakontë gjatë natës. Një grup tifozësh anglezë, i bënë një surprizë të pakëndshme në hotelin Hotelin Innside, vetëm katër kilometra larg Anfield, aty ku po qëndronin spanjollët. Ata shpërthyen fishekzjarrë duke tentuar t’u prishin gjumin futbollistëve madrilenë.

Përballja e sotme është një përsëritje e finales së vitit të kaluar, të cilën Reali i Madridit e fitoi një gol të realizuar nga Vinicius

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco