Klopp tregon se a do të luaj Darwin Nunez ndaj Real Madridit

Klopp tregon se a do të luaj Darwin Nunez ndaj Real Madridit

15:19, 20/02/2023

Jurgen Klopp ka dalur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Real Madridit. Trajneri gjerman ka folur për lëndimin e Nunez dhe shanset që ai të luaj nesër ndaj Real Madridit.

“Ka një shans që ai të luaj. Duhet të shohim se si do të përballojë dhimbjen dhe të marrim një vendim” ka thënë Klopp.

Trajneri i Liverpoolit i ka lutur tifozët e tyre që të përkrahin masivisht skuadrën e tyre në ndeshjen e nesërme.

“Shpresoj që “Anfield” nesër të jetë në këmbë nesër për ne. Na duhet një përkrahje masive. Ata na panë në formë më të mirë në dy ndeshjet e fundit, andaj duhet ta kemi të tillë edhe të tretën. Në finalen ndaj Realit ishim më të mirë, por nuk arritëm të fitojmë. Në atë lojë mund të shihni përvojën e Real Madridit, andaj duhet të mësojmë nga ta” ka thënë Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco