Një nga më të mirët në fushë, kjo ishte nota e Vedat Muriqit kundër Villarrealit

Një nga më të mirët në fushë, kjo ishte nota e Vedat Muriqit kundër Villarrealit

12:31, 20/02/2023

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ishte një nga protagonistët kryesor ku Mallorca arriti fitore 4-2 ndaj Villarrealit në javën e 22-të në La Liga.

Muriqi realizoi një gol dhe dhuroi një asist (te goli i Kadewere) në këtë ndeshje tejet interesante.

Lojtari kosovar luajti deri në minutën e 81-të, pastaj u zëvendësua nga Prats.

Sipas sajtit të njohur ‘Sofascore’, Vedat Muriqi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Ai kishte notën 7.8, me një gol dhe një asist – një shans të krijuar dhe 3 goditje në portë.

Muriqi poashtu i ndihmoi klubit të tij edhe në aspektin defensiv, ku pati tri spastrime të topit branda zonës.

‘Pirati’ ashtu siç e quajnë në Mallorca tani ka shkuar në kuotën e nëntë golave në La Liga, më shumë se yjet e kësaj lige, si: Griezmann, Alvaro Morata dhe Vinicius Juniors.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco