Vendos Griezmann, Atletico Madrid kalon pengesën Bilbao

Vendos Griezmann, Atletico Madrid kalon pengesën Bilbao

21:01, 19/02/2023

 

Atletico Madrid regjistroi fitoren e dytë radhazi me rezultatin 1-0. Skuadra e Diego Simeones iu fal golit të Antoine Griezmann për të kaluar pengesën e vështirë Athletic Bilbao.

Ndeshja e luajtur në “Wanda Metropolitana”, prodhoi garë të fortë sportive dhe raste në të dy krahët. Por, gjithçka u vendos nga goli i sulmuesit francez në minutën e 73’.

Griezmann mori një top nga Depay dhe gjeti cepin e portës baske me një diagonale të saktë. Ky ishte rezultati pozitiv i gjashtë radhazi në La Liga për Atleticon.

“Colchoneros” forcojnë pozitat në vendin e katërt me 41 pikë, dy më pak se Real Sociedad, skuadra tjetër baske që renditet një pozicion më lart.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco