Liga e Kampionëve kthehet me superndeshjen PSG-Bayern

Liga e Kampionëve kthehet me superndeshjen PSG-Bayern

11:03, 14/02/2023

Liga e Kampionëve rikthehet sonte (e martë) me dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të 1/8 së finales. Ndeshja kryesore zhvillohet në “Parkun e Princave”, ku Paris Saint-Germain e pret Bayern Munchenin.

Po të njëjtën ditë luhet edhe takimi mes Milanit dhe Tottenham Hotspurit. Kampionët e Francës shpresojnë që viti 2023 të jetë viti ku ata i japin fund pritjes së gjatë për trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa kampionët e Gjermanisë ëndërrojnë të kurorëzohen kampionë të Evropës për herë të shtatë. Parisienët kanë një epërsi prej pesë pikësh në krye të tabelës në Ligën 1, por humbja e dy ndeshjeve radhazi nuk është mënyrë ideale për t’u përgatitur për një takim evropian ndaj një skuadre të fortë siç është Bayerni, i cili e mposhti në finalen e sezonit 2020-21. Në anën tjetër gjermanët nuk e nisën mirë sezonin pranveror në Bundesliga ku barazuan në tri ndeshjet e para, por me pas mposhtën Bochumin dhe Wolfsburgun për t’u kthyer në normalitet para ndeshjes së rëndësishme ndaj PSG-së.

Lionel Messi e humbi ndeshjen me Monacon, por ai i bashkohet Marco Verratti, i cili, gjithashtu, rikthehet nga lëndimi. Lajm i mirë për francezët është edhe rikthimi i Kylian Mbappes që mori pjesë në seancën stërvitore të dielën pasi humbi tri ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në kofshë. Ndërsa mungesat e kësaj skuadre janë Renato Sanches dhe Nordi Mukiele.

Për Bayernin mungojnë Ryan Gravenberch, Noussair Mazraoui, Lucas Hernandez dhe Sadio Mane, kurse Joshua Kimmich do të kthehet nga pezullimi. Lajm i mirë është se edhe veterani Thmoas Muller është i gatshëm për këtë ndeshje. Të martën në “San Siro” do të zhvillohet, po ashtu, një ndeshje mjaft interesante mes kampionit të Italisë, Milanit dhe skuadrës angleze, Tottenham Hotspur.

Formacionet e mundshme:

Paris Saint-Germain: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Ramos; Mendes; Pereira; Ruiz, Vitinha, Verratti; Neymar, Messi.

Bayern Munchen: Sommer; Cancelo, De Ligt, Upamecano, Davies; Goretzka, Kimmich; Sane, Musiala, Coman; Choupo-Moting.

Të martën takohen:

21:00 Paris Saint-Germain – Bayern Munchen
21:00 Milan – Tottenham Hotspur

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco