PSG gati të shesë Neymar Jr

PSG gati të shesë Neymar Jr

10:34, 14/02/2023

Neymar Junior mund të largohet nga ‘Parc des Princes’.

Sipas raportimit ‘Foot Mercato’, Paris Saint Germain janë të përgatitur të vendosin Neymar në afatin kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Vendimi vjen pas paraqitjeve të paqëndrueshme të brazilianit që nga kthimi i tij nga Kupa e Botës 2022, me daljen e tij të fundit kundër Monacos që përfaqëson një nivel të ri të ulët.

31 vjeçari thuhet se ka pasur përplasje me bashkëlojtarët e tij Vitinha dhe Hugo Ekitike gjatë humbjes 3-1 dhe është përfshirë në një sherr verbal me këshilltarin sportiv, Luis Campos pas ndeshjes.

Kujtojmë që Neymar ka kontratë me PSG deri në vitin 2025 dhe sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet me 75 milionë euro./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco