Argjentina e fiton Kupën e Botës, stolisen me trofeun e shumëkërkuar

Argjentina e fiton Kupën e Botës, stolisen me trofeun e shumëkërkuar

18:56, 18/12/2022

Pas shumë e shumë vitesh në kërkim, Argjentina e ka fituar Kupën e Botës “Katar 2022”, duke triumfuar në finale kundër Francës vetëm pas penalltive.

Kombëtarja nga Amerika e Jugut triumfoi 4:2 pas penalltive, pasi 120 minutat e takimit u mbyllën 3:3.

Në lojën e rregullt, baraspesha në rezultat zgjati deri në minutën e 23-të kur Lionel Messi u tregua i saktë nga penalltia. 13 minuta më vonë, Angel Di Maria konkretizoi me gol një kundërsulm të shpejtë të Argjentinës.

Kthimin e madh të Francës e bëri Mbappe që fillimisht ngushtoi shifrat në minutën e 80-të nga penalltia, ndërsa dy minuta më vonë e barazoi atë me një supergol.

Në vazhdime ishte Messi që realizoi golin e tretë për Argjentinën në minutën e 109-të, por Mbappe kompletoi het-trikun në minutën e 118-të.

Ky është trofeu i tretë i Kupës së Botës në histori për Argjentinën, ndërsa i pari për shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco