Mbappe injoron Realin: Jam një djalë Parisi dhe dua të fitoj me PSG

Mbappe injoron Realin: Jam një djalë Parisi dhe dua të fitoj me PSG

16:25, 12/11/2022

Historia më e bujshme në dritaret e fundit të merkatos, ka qenë ajo mes Real Madrid dhe Kylian Mbappe. Madrilenët tentuan gjithçka për ta transferuar në Spanjë, por në fund, 23-vjeçari zgjodhi të qëndronte në Francë dhe rinovoi kontratën me PSG.

Së fundmi, sulmuesi është rikthyer të flasë për atë periudhë ku ishte në qendër të merkatos ndërsa thekson se ishte e lehtë zgjedhja për të shkuar në Madrid, por për të rëndësi ka të fitoj në Paris pasi ai është një djalë Parisi.

“Në Paris, historia është ende e pashkruar dhe është një mundësi e madhe për të shkruar emrin tim aty. Ishte e lehtë të shkoje te Real Madrid, por unë kam shumë ambicie. Jam francez, jam një djalosh Parisi dhe dua të fitoj në Paris. Është diçka shumë speciale për mua, kam mundësinë të shkruaj emrin tim në historinë e klubit të qytetit”, u shpreh Mbappe për Sports Illustrated.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco