Bashkëpunimi me Serbinë për Europianin U-21, 'Tifozët Kuqezi' protestojnë para selisë së FSHF

Bashkëpunimi me Serbinë për Europianin U-21, 'Tifozët Kuqezi' protestojnë para selisë së FSHF

13:09, 20/05/2024

Lajmi që Shqipëria është kandidate për të organizuar kampionatin Europian të futbollit për 21-vjeçarët në bashkëpunim me Serbinë, nuk është pritur aspak mirë nga “Tifozat Kuq e Zi”.

Pas një reagimi zyrtar para disa ditësh, tashmë ata kanë nisur protestën para selisë së FSHF-së. Kjo është bërë e ditur nga vetë TKZ përmes një postimi në Instagram.

“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal.
Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë.
#kundereuro2027meshkije“, shkruhet në postimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco