Kupa e Amerikës/ Publikohet lista e Argjentinës, 3 lojtarë në provë

Kupa e Amerikës/ Publikohet lista e Argjentinës, 3 lojtarë në provë

18:21, 20/05/2024

Lionel Scaloni ka publikuar listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Amerikës, kompeticion që do të organizohet në SHBA, në periudhën 20 qershor-14 korrik.

Trajneri i kampionëve të botës ka ftuar 29 futbollistë për dy miqësoret përgatitore kundër Ekuadorit (10 qershor) dhe Guatemalës (14). Në sy bie mungesa e Paulo Dybala.

Ndërkohë, lista zyrtare për në Kupën e Amerikës do të reduktohet në 26 lojtarë.

Me tre futbollistë që do të detyrohen të braktisin grumbullimin përpara nisjes së turneut.

Kombëtarja albiceleste është pjesë e grupit A me Perunë, Kilin dhe Kanadanë.

Argjentina dhe Uruguai janë rekordmenet e Kupës së Amerikës me nga 15 suksese. Më pas Brazili me 9 trofe.

Leo Messi me shokë janë kampionët në fuqi të kompeticionit, pasi në 2021 mposhtën 1-0 Brazilin në mitikun “Maracana” falë golit të Angel Di Marias.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco