Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë?

10:58, 12/06/2024

Biden reagon pasi djali i tij u shpall fajtor për 3 akuza

Image

 Presidenti Joe Biden u shpreh se e respekton vendimin e gjykatës, e cil shpalli fajtor për tre akuza djalin e tij, Hunter. Gjyqi zgjati 1 javë dhe Hunter Biden u akuzua për mashtrimin në lidhje me përdorimin e kokainës në një formular që duhet të plotësonte gjatë blerjes së një arme në vitin 2018. Pas vendimit të gjykatës, ai mund të dënohet me burg, duke hyrë në histori si fëmija i parë i një presidenti në detyrë që ndiqet penalisht.

Ndërkohë, Biden nuk mori pjesë në gjyq, por anëtarët e tjerë të familjes ishin prezentë për të mbështetur Biden. Në gjykatë u shfaqën pamje të shumta të përdorimit të kokainës nga Hunter, foto të tij gjysmë i zhveshur, si dhe dëshmuan ish-bashkëshortja dhe ish-e dashura e tij.

Blinken thotë se armëpushimi mund të bëhet nëse i bëhet presion Hamasit

Image

Antony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit, u tha lidervë në Lindjen e Mesme se nëse duan që të arrihet një armëpushim në Gaza, duhet t’i bëjnë presion Hamasit që të pranojë marrëveshjen e propozuar. Blinken foli me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi në Kjro dhe tha se Hamasi është ai që po e ndalon një marrëveshje të dakordësuar.

 “Mesazhi im për qeveritë në të gjithë rajonin, për njerëzit në të gjithë rajonin, është që nëse doni një armëpushim, shtypni Hamasin që të thotë po”, u shpreh ai.

Inteligjenca gjermane thotë se është rritur kërcënimi për sulme terroriste

Image

Inteligjenca gjermane u shpreh se kërcënimi nga sulmet terroriste islamike në vend po rritet ndjeshëm, krahasuar me vitet e mëparshme, për shkak të luftës në Gaza. “Rreziku i sulmeve xhihadiste është më i lartë seç ka qenë për një kohë të gjatë”, tha lideri i shërbimeve të inteligjencës, Thomas Haldenwang.

Ai shtoi se situata në Lindjen e Mesme dhe lufta mes Hamasit dhe Izraelit, kontribuojnë në kërcënimin e shtuar dhe Gjermania është në shënjestrën e xhihadistëve, ndoshta më shumë se sa vendet e tjera, për shkak se bashkë me SHBA, është një ndër aleatet kryesore të Izraelit.

Këshilli i Sigurimit të OKB miraton rezolutën e SHBA për armëpushimin në Gaza

Image

Këshilli i Sigurimit të OKB miratoi rezolutën për një marrëveshje të re armëpushimi në Rripin e Gazës. Rezoluta është propozuar nga SHBA dhe ka si qëllim të ndalojë luftën e përgjakshme mes Hamasit dhe Izraelit, e cila ka nisur që më 7 tetor 2023.

Rezoluta u miratua me 14 vota pro, 0 kundër dhe 1 abstenim nga Rusia. Plani ndahet në tre faza, duke përfshirë:

Faza 1 – Armëpushim 6-javor

Faza 2 – Rikthimin e pengjeve izraelite

Faza 3 – Rindërtimin e Gazës

Ndërkohë, i është bërë thirrje Hamasit që ta pranojë këtë marrëveshje dhe kërkohet që si nga Izraeli, edhe nga Hamasi, marrëveshja të respektohet pa kushte dhe pa vonesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco