Zlatko Daliç shpall listën, emrat që do të përfaqësojnë Kroacinë në Evropian

Zlatko Daliç shpall listën, emrat që do të përfaqësojnë Kroacinë në Evropian

13:22, 20/05/2024

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic (ish-trajner i Dinamos së Tiranës), ka publikuar sot listën e zgjeruar të lojtarëve të kombëtares, të cilët i llogarit për Kampionatin Evropian të ardhshëm të organizuar nga Gjermania. Modric, Kovaçic, Brozoviç, Perišić, Kramarić, Gvardiol, Vida…, mes tyre shumë emra të mëdhenj, që kanë shansin e fundit për të fituar trofeun kontinental.

Kroacia është në Grupin B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Shqipërinë.

Ndeshjen e parë kroatët do ta zhvillojnë më 15 qershor, në orën 18:00, kundër Spanjës, në Stadiumin Olimpik të Berlinit.

Në ndeshjen e dytë, më 19 qershor, Kroacia do të luajë kundër Shqipërisë, në “Volksparkstadion” të Hamburgut.

Skuadra e Zlatko Dalicit do ta mbyllë fazën e grupeve më 24 qershor me duelin kundër Italisë. Kjo ndeshje do të luhet nga ora 21:00, në Leipzig, në “Red Bull Arena”.

Dy kombëtaret e renditura të para nga secili grup do të kualifikohen në fazën tjetër dhe atyre do t’u bashkohen katër kombëtaret më të mira të renditura në vendin e tretë në gjashtë grupet.

Trajnerët e kombëtareve pjesëmarrëse në Europian duhet të dërgojnë në UEFA listën përfundimtare me 26 futbollistë brenda datës 7 qershor.

Kujtojmë se Kampionati Evropian në Gjermani luhet nga 14 qershori deri më 14 korrik, me finalen që do të zhvillohet në Berlin.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco