Mesfushori i Egnatias: Më mirë me gjyqtar të huaj në finalen me Partizanin

Mesfushori i Egnatias: Më mirë me gjyqtar të huaj në finalen me Partizanin

17:56, 20/05/2024

Mesfushori Albano Aleksi është mjaft optimist për fitimin e titullit nga Egnatia.

Pas kualifikimit për në finale me barazimin kundër Vllaznisë, ai ka folur për ndeshjen e djeshme, sfidën me Partizanin dhe faktin që ajo do të gjykohet nga anglezi Tejlor.

“Patjetër jam i lumtur me kualifikimin, sepse e merituam të shkonim në finale. Pavarësisht se ishte një ndeshje e vështirë. Kemi sakrifikuar gjithë vitin dhe tani na pret Partizani, që është një ekip i fortë normalisht dhe shpresojmë të bëhet një finale e bukur dhe të fitojë më i miri. Përpiqem gjithmonë t’u tregoj edhe të rinjve, që duhet të punosh fort për të arritur gjëra të mëdha. Bëj sakrificën më të madhe, që kam luftën në fushë dhe dua ta shpreh edhe te të tjerët këtë”, tha Aleksi fillimisht.

“Me Partizanin është finale dhe luhet për t’u fituar. Shpresoj të bëhet finale e bukur. Është 50 me 50, por e kemi treguar çfarë dimë të bëjmë ndaj çdo ekipi, edhe ndaj Partizanit. Shpresoj të bëhet një ndeshje e bukur dhe të fitojmë ne”, shtoi mesfushori.

“Protestat ndaj arbitrit? Ka qenë strategji e imja, mund të jetë më mirë me gjyqtarin e huaj. Jam lojtar që di të frenoj nervat e mia dhe mënyrën e protestave. Shpresoj që të bëj më të mirën edhe në finale”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco