Marrëveshja afër finalizimit, zbulohen detajet nga kontrata e re e Baldes

Marrëveshja afër finalizimit, zbulohen detajet nga kontrata e re e Baldes

10:06, 11/11/2022

Barcelona është afër marrëveshjes për një kontratë të re me Alejandro Balden.

19-vjeçari ka qenë zbulimi i sezonit për Barcelonën deri më tani, duke fituar një vend në krahun e majtë të mbrojtjes, pavarësisht konkurrencës nga Marcos Alonso dhe Jordi Alba.

Në javët e fundit, ai është përdorur edhe si mbrojtës i djathtë përpara Hector Bellerinit.

Deri më tani, Balde është paraqitur 16 herë nën drejtimin e Xavit. Në 13 prej tyre kanë qenë titullar, teksa ka kontribuar me 3 asistime.

Sipas “Sport”, bisedimet për kontratën u bënë prioritet për Barcelonën dhe një marrëveshje me agjentin, Jorge Mendes, është pothuajse e përfunduar tani.

Kontrata e tij e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027, teksa spanjolli do të mbajë fanellën me numrin 12. Kontrata aktuale e Baldes skadon më 30 qershor 2024.

Nuk është rastësi ky lajm vjen vetëm disa ditë pasi Gerard Pique u pensionua. Lehtësimi i financave të klubit pas largimit të Pique duhet t’i lejojë Barcelonës më shumë liri për të bërë marrëveshje të reja në muajt e ardhshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco