VIDEO/ Të gjithë vendosin duart në kokë, Lukas Podolski çmend polakët me eurogolin e tij

VIDEO/ Të gjithë vendosin duart në kokë, Lukas Podolski çmend polakët me eurogolin e tij

13:13, 06/11/2022

Në javën e 16-të të kampionatit polak, lojtarët e Gornikut mundën skuadrën e Pogonit me rezultat 4-1, dhe një nga heronjtë e triumfit të miqve ishte Lukas Podolski.

Këtë herë 37 vjeçari mahniti Evropën me një gol të jashtëzakonshëm që i kujtoi ditët e tij më të lavdishme.

Gorniku kaloi në epërsi në minutën e pestë me golin e Paluszek, por tre minuta para përfundimit të pjesë së parë, Zahovic barazoi rezultatin.

Okunuki u dha sërish epërsi mysafirëve tetë minuta pas fillimit të pjesë së dytë, më pas Podolski asistoi Wlodarczyk për 1-3 dhe më pas gjermani vendosi të tregojë më tej aftësitë e tij në futboll.

 

 

Ishte minuta e 73-të kur Podolski mori një top në gjysmë fushën e tij, më pas pa se portieri doli jashtë dhe e goditi nga mbi 60 metra. Ishte gol për finalen 1-4.

Kujtojmë se Podolski ka lindur në Poloni, dhe më pas u transferua në Gjermani me prindërit e tij.

Ai luajti 130 ndeshje për kombëtaren gjermane dhe shënoi 49 gola dhe ishte kampion i botës në vitin 2014.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco