Icardi nuk e harron zakonin, sulmuesi argjentinas hero në derbin e Stambollit

Icardi nuk e harron zakonin, sulmuesi argjentinas hero në derbin e Stambollit

09:10, 06/11/2022

Ka qenë një mbrëmje magjike ajo e djeshmja për Mauro Icardin, i cili vulosi i vetëm fatin e derbit të Stambollit. Pasi ka lënë pas krahëve problemet familjare, sulmuesi argjentinas është kthyer të bëjë atë që di më mirë, teksa ka dërguar dy herë topin në rrjetën e portës së Besiktas dhe i ka dhënë fitoren 2-1 Galatasarayt.

Goli i parë i argjentinasit u shënua në minutën e 18’, me një goditje “bombë” me të majtën, teksa topi shkoi në rrjetë me një shpejtësi prej 112km/h, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, pas golit të Cenk Tosun, megjithatë në të dytën Icardi shënoi sërish, këtë herë me kokë, ku shfrytëzoi një kros të portugezit Oliveira dhe i vodhi kohën mbrojtjes kundërshtare, për të devijuar topin në rrjetë.

Kjo ishte dopieta e parë në Turqi për Icardin, që ngjitet në kuotën e tre golave të shënuar me Galatasarayn, ekip ku u transferua në huazim verën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco