Mesfushori shqiptar shënon në Angli, kualifikon skuadrën e tij në FA Cup

Mesfushori shqiptar shënon në Angli, kualifikon skuadrën e tij në FA Cup

20:38, 05/11/2022

Armando Dobra kishte rolin e protagonistit kryesor për skuadrën e tij sot, teksa ia ka dalë që me një gol shumë të rëndësishëm të sigurojë kalimin në turin e dytë të Kupës FA të ekipit të Cesterfield.

Mesfushori shqiptar, i cili në edicionet e kaluara ka qenë një nga futbollistët kryesorë të përfaqësueses Shpresa dhe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u bërë pjesë edhe e Kombëtares A, ka shënuar sot golin e tij të parë në stadiumin e ekipit të cilit iu bashkua në verë, në sfidën përballë Northampton.

Kjo e fundit cilësohej favorite për të kaluar më tej, pasi merr pjesë në League Two, ndërsa Cesterfield në National League.

Por një gjuajtje me harkim e Dobrës në hyrje të zonës i ka dhënë avantazhin skuadrës së mesfushorit shqiptar që në minutën e 14 dhe më pas skuadra e tij u mbrojt mirë duke siguruar një kualifikim të rëndësishëm më shumë për imazhin në turneun më të vjetër futbollistik në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco