Guardiola për Pique: Ishte nder të isha trajneri i tij, lojtar për ndeshje të mëdha

Guardiola për Pique: Ishte nder të isha trajneri i tij, lojtar për ndeshje të mëdha

19:17, 04/11/2022

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola , e ka cilësuar si "nder" që ka trajnuar mbrojtësin spanjoll Gerard Pique , i cili ka vendosur të tërhiqet nga futbolli pas dy ndeshjeve të ardhshme të Barcelonës para fillimit të Kupës së Botës.

"Ishte një lajm befasues. Ai ishte këtu në Angli në një moshë shumë të re. Pastaj pati një karrierë të pabesueshme te Barcelona. I uroj gjithë të mirat, për të dhe familjen e tij. Ai është një person i mrekullueshëm, me një personalitet të madh. Një lojtar për ndeshje të mëdha, nuk humbi kurrë një të tillë”, tha Pep përpara se të vazhdonte: “Të gjitha klubet e mëdha kanë nevojë për këta lojtarë. Ai fitoi gjithçka me Barcelonën dhe Spanjën. Ishte një nder të isha trajner i tij, kaluam katër vite të bukura së bashku”, përfundoi Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco