Interi gjen pasuesin e Skriniar, klubi italian ofron shkëmbimin kokë më kokë me...

Interi gjen pasuesin e Skriniar, klubi italian ofron shkëmbimin kokë më kokë me...

12:29, 21/06/2022

Milan Skriniar mund të transferohet te Paris Saint Germain,ndërkohë, te Interi kanë lëvizur me shpejtësi për të gjetur zëvendësuesin dhe i përzgjedhuri është serbi, Nikola Milenkovic.

Ky i fundit luan prej 5 sezonesh te Fiorentina dhe ka rritur ndjeshëm nivelin në dy vitet e fundit, por dëshiron të largohet dhe edhe klubi toskan është gati ta shesë, për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme.

Në anën tjetër te Interi kanë ofruar një këmbim kokë më kokë me mesfushorin Stefano Sensi, që nuk bën pjesë në planet e Inzaghit dhe njëkohësisht pëlqehet shumë nga trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano.

Në ditët e ardhshme pritet që dy klubet të ulen sërish për të kompletuar marrëveshjen, megjithatë fillimisht duhet shitur Skriniar, që do të mbushte arkat dhe do të lironte vendin për Milenkovic në formacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco