Milani zyrtarizon përforcimin e parë, askush nuk e ka të qartë se si e ka gjetur

Milani zyrtarizon përforcimin e parë, askush nuk e ka të qartë se si e ka gjetur

11:40, 21/06/2022

Milani fitoi titullin kampion në Itali pas 11 vitesh pritje, pas së cilës tifozët prisnin përforcime të mëdha. Sidoqoftë, zyrtarisht lojtari i parë që sollën kuqezinjtë është Cathal Heffernan.

Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me Divocki Origi dhe Renato Sanches, por puna është në pritje për shkak të një ndryshimi në strukturën e pronësisë në klub. Kjo mund të çojë në një dështim në negociatat me të dy.

Teksa në klub priten emra seriozë, Milani ka zyrtarizuar përforcimin e parë të ardhur nga Irlanda. Bëhet fjalë për Cathal Heffernan.

Mbrojtësi 17-vjeçar u ble nga Cork City. Ai ishte i huazuar në Milano dhe më pas u kthye në Irlandë. Megjithatë, kuqezinjtë e blenë sot dhe ai u bë përforcimi i parë për sezonin e ardhshëm.

Transferimi befasoi shumë njerëz. Irlanda nuk është konsideruar asnjëherë si një vend futbollistësh të talentuar që shkojnë në ligat më të forta në botë dhe sidomos jo për klubet italiane.

Nuk dihet ende shuma e transferimit, pra sa ka paguar Milani për shërbimet e irlandezit të ri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco