Paratë dhe fama nuk ndihmojnë, ish-futbollisti anglez pret prej muajsh transplantin e mëlçisë

Paratë dhe fama nuk ndihmojnë, ish-futbollisti anglez pret prej muajsh transplantin e mëlçisë

10:13, 21/06/2022

Ish-futbollisti i Newcastle United, Kieron Dyer, 43 vjeç, është ende në pritje të një transplanti të mëlçisë pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë që shkakton dëme graduale, por të pariparueshme në atë organ.

Pas përfundimit të karrierës së tij, Dyer u bë trajner junior në divizionin e tretë të Ipswich Town dhe siç ka shpjeguar për gazetën britanike “Daily Mail”, prej gjashtë muajsh është në listën e personave që presin donatorë të rinj të mëlçisë.

"Nëse nuk bëj një transplant, mëlçia ime do të dështojë dhe mjekët nuk mund të bëjnë asgjë për mua. Ndihem gjithnjë e më i lodhur, por unë nuk jam në kategorinë e super urgjencës, kështu që mund të më duhet të pres disa muaj për të marrë një telefonatë derisa mëlçia ime të jetë shumë e keqe.

Nuk ka organe të mjaftueshme për numrin e kërkesave dhe njerëzve që kanë nevojë", tha Dyer.

Historia e ish-futbollistit anglez dëshmon se paratë dhe fama nuk ndihmojnë aq shumë në disa gjëra.

"Jam me fat që mjekët e zbuluan me kohë se çfarë nuk shkonte. E di që varem nga fatkeqësia e dikujt për mundësinë për të jetuar një jetë të gjatë dhe të lumtur. Por shpresoj ta bëj atë krenar për kushdo qoftë donatori. Do të doja të qëndroj pas operacionit në kontakt me familjen e donatorit dhe kjo është diçka që dua të bëj. Mendoj se është ngushëlluese që dikush që ka humbur një të dashur, përmes bujarisë së atij personi, mund të ketë një shans të jetojë gjatë. Nuk dua për të prishur gjithçka, e di se sa e çmuar është të kesh një shans tjetër”, tha Dyer,

Dyer luajti për Newcastle midis 1999 dhe 2007 përpara se të transferohej te West Ham United.

Ai e filloi karrierën e tij në Ipswich, ku u rrit dhe për kombëtaren e Anglisë luajti 33 herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco