Lojtari i PSG-së tregon sherrin e pazakontë me Messin: Ai donte të më vriste, kurse unë doja të ikja në shtëpi

Lojtari i PSG-së tregon sherrin e pazakontë me Messin: Ai donte të më vriste, kurse unë doja të ikja në shtëpi

12:56, 19/06/2022

Pavarësisht se Leandro Paredes është një nga miqtë më të mirë të Lionel Messit në kombëtaren argjentinase dhe së bashku me Angel Di Marian kontribuan për ta bindur “Pleshtin” të nënshkruante për PSG-në, ka patur edhe momente të vështira mes të dyve.

Ishte para se Messi të mbërrinte në radhët e kampionëve të Francës. Më saktësisht, gjatë ndeshjes së 1/8-tave të Ligës së Kampionëve në vitin 2021, në të cilën PSG luajti me Barcelonën në Camp Nou.

Messi nuk e priti mirë goditjen që mori nga bashkëkombasi i tij në një duel dhe u acarua shumë me këtë të fundit.

“Ai u zemërua”, u tha Paredes shokëve të skuadrës dhe Messi e dëgjoi atë dhe “u ndez”.

“Ai donte të më vriste, dhe unë doja të ikja në shtëpi”, pranoi mesfushori argjentinas, duke shtuar:

"Kur u pamë në ekipin kombëtar ai soll sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Më tregoi se si ishte si person. Marrëdhënia jonë mbeti e shkëlqyer dhe tani e kemi kthyer në shkak atë moment. Por ishte shumë i nervozuar. Ai donte të më vriste. "tha Paredes.

Paredes është pjesë e PSG-së që nga viti 2019, ndërsa më parë ka luajtur për Zenit, Romën dhe Boca Juniors.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco