Manchester United e mbyll sezonin me trofe, triumfon në finalen e FA Cup me Cityn

Manchester United e mbyll sezonin me trofe, triumfon në finalen e FA Cup me Cityn

17:59, 25/05/2024

Manchester United ka arritur te fitojë me shifrat 2-1 finalen e FA Cup kundër Manchester Cityt.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 30-të pas një gafe nga mbrojtësit e Cityt, me Gatnacho i cili përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Por nuk mbeti me kaq, pasi në minutën e 39-të, Manchester United arriti të shënonte edhe të dytin me Mainoo pas asistimit nga Bruno Fernandes.

Këto dy gola kanë mjaftuar në pjesën e parë për t’i dhënë fitoren United dhe trofeun e FA Cup.

Në fundin e ndeshjes, Jeremy Doku shënoi golin e ngushtimit të rezultatit në minutën e 87-të, por që ishte tepër vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco