Klop: Me Manchester Cityn ishte si një ndeshje boksi

Klop: Me Manchester Cityn ishte si një ndeshje boksi

21:59, 10/04/2022

Jurgen Klop është argëtuar nga ndeshja e sotme mes Liverpoolit të tij dhe Manchester Cityt, ndonëse nuk ndryshoi situatën në renditjen e kampionatit pas barazimit 2-2.

Skuadra e tij mbetet në ndjekje të ekipit të Guardiolës, por Klop tha për “Sky Sport” se ekipi kishte arritur qëllimin që të tregonte se ishte i denjë për të luftuar deri në fund për trofeun në Angli.

“Mendoj se mund ta përshkruajmë si një ndeshje boksi, po ule të dy duart poshtë për një sekondë merr një goditje të fortë. Mua më pëlqyen shumë gjëra, mendoj se ishim shumë afër fitores.

Ishte një ndeshje e madhe dhe sa për rezultatin, mund ta pranojmë dhe të jetojmë me të. Mund të bënim më mirë, por në shumë momente kemi bërë shumë mirë. Intensiteti i kësaj ndeshje është i çmendur. Ishte shumë argëtuese, më pëlqeu”, tha Klop.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco