Drejtori i Dortmund flet për të ardhmen e Haaland: Ekziston mundësia që të largohet

Drejtori i Dortmund flet për të ardhmen e Haaland: Ekziston mundësia që të largohet

12:14, 19/12/2021

Drejtori sportiv i Dortmund Michael Zorc ka hedhur më shumë dritë mbi të ardhmen e yllit të tyre Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato dhe sipas mediave, ofertat që ai të largohet nga Gjermania janë të shumta.

Për këtë çështje foli vetëm Zorc për Sky Sports. Ai tha se do të diskutojnë me Haaland në javët e ardhshme për të parë më mirë se çfarë do të bëjnë në të ardhmen. Nga ana tjetër ai shprehu dëshirën e tij që sulmuesi të qëndrojë, por nuk e përjashtoi mundësinë që ai të largohet.

“Në javët e ardhshme sigurisht që do të flasim me të për të pasur edhe më shumë siguri në planifikimin që duhet të bëjmë për të ardhmen. Ne do të donim që ai të qëndronte në Dortmund përtej verës. Nuk do ta japim për arsye ekonomike, por në kushte të caktuara ekziston mundësia që ai të largohet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco