Southamptoni krenohet Brojën: Asnjë lojtar 20-vjeçar si ai në Premier League

Southamptoni krenohet Brojën: Asnjë lojtar 20-vjeçar si ai në Premier League

22:18, 18/12/2021

Southamptoni krenohet me Armando Brojën. Klubi jugor anglez ka postuar një status në Instagram ku identifikon faktin që sulmuesi shqiptar është i vetmi 20-vjeçar (ose më i vogël) që ka mundur të shënojë 4 gola në këtë sezon të Premier League-s. E të mendosh që në vetëm gjashtë raste është aktivizuar titullar.

Golin e parë e shënoi në portën e Leedsit (1-0) më 16 tetor, më pas gjeti rrjetën në barazimin e një jave më vonë, 2-2 përballë Burnley-t. Instiktin e “bomberit” e shfaqi në ndeshjen e barazuar 1-1 ndaj Brightonit dhe së fundmi kundër Crystal Palace, në transfertë (2-2). Interesant fakti që Broja sa herë shënon i jep pikë skuadrës së tij. Në total, Southamptoni ka fituar gjashtë pikë falë golave të Brojës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco