VIDEO/ Pritet debutimi i Messi-t, 'Camp Nou' shpërthen kundër PSG-së

VIDEO/ Pritet debutimi i Messi-t, 'Camp Nou' shpërthen kundër PSG-së

21:14, 29/08/2021

Camp Nou shpërtheu sërish këtë të diel në ndeshjen e Barcelonës kundër Getafes që përfundoi 2 me 1 në favor të vendasve. Përtej fitores, tifozët e blaugranëve nuk e harrojnë idhullin e tyre dhe në minutën e 10-t  shfrytëzuan rastin për të sulmuar Paris Saint-Germain (PSG) për nënshkrimin me Lionel Messin.

Në ditën ku pritet që sulmuesi argjentinas të bëjë debutimin me ekipin e tij të ri, ekipi i udhëhequr nga Ronald Koeman u hodh në fushën e lojës për duelin që korrespondon me javën e 3-të në La Liga. Edhe pse kapaciteti i plotë i stadiumit nuk është i plotë, mijëra abonentë katalanas zunë vendin e tyre në tribuna për të shijuar ndeshjen.

Në minutën e 10 -të, e zgjedhur nga tifozët si momenti për të shprehur dëshpërimin për largimin e Messit, Camp Nou shpërtheu në ofendime ndaj klubit francez: “PSG ku*rv”, dëgjohej të thonin mbështetësit e klubi të Barçës.

Largimi i Leos nga ekipi katalan ka qenë një goditje e rëndë për tifozët që kishin besim se ai do të qëndronte në ekip, siç kishte premtuar në fushatë presidenti Joan Laporta. Sidoqoftë, fati në fund donte që Messi të largohej, pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar, dhe t'i bashkohej PSG-së.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco