Premier League: Tottenham kryeson i vetëm kampionatin, Leeds dhe Burnley ndahen në ‘paqe’

Premier League: Tottenham kryeson i vetëm kampionatin, Leeds dhe Burnley ndahen në ‘paqe’

18:13, 29/08/2021

Me fitoret 1-0 kundër Manchester City dhe Wolverhampton, Tottenham priti Watford në ndeshjen e javës së tretë në Premier League. Spurs-at e kryen detyrën kundër “Ushtrisë së Verdhë” duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të Heung-min Son ( 42-të).

Tottenham e udhëhequr nga trajneri Nuno Espirito Santo, ka marrë rezultate maksimale në fillim të këtij sezoni. Spurs-at nuk shënojnë shumë gola, por as nuk pësojnë, duke udhëhequr të vetëm kampionatin me pikë të plota dhe një golavarsh 3: 0.

Në ndeshjen e dytë, Burnley dhe Leeds barazuan 1: 1. Chris Wood i dha epërsinë vendasve në minutën e 61 -të, por Patrick Bamford shënoi në fund dhe i rrëmbeu barazimin 1-1.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco