'Messi bindi Mbappe-n të qëndrojë në Paris'

'Messi bindi Mbappe-n të qëndrojë në Paris'

17:00, 29/08/2021

Sipas gazetarit të mirënjohur argjentinas Fernando Czyz, i cili punon për "TNT Sports", Lionel Messi thuhet se e bindi Kylian Mbappe të qëndrojë në Paris edhe sezonin e ardhshëm.

Edhe pse dukej se transferimi i tij tek  Real ishte pothuajse i përfunduar, fjalët e Messit ndryshuan vendimin e lojtarit francez që donte të largohej nga PSG me çdo kusht para përfundimit të merkatos.

Image

"Qëndron edhe një vit dhe së bashku do të fitojmë Ligën e Kampionëve. Atëherë mund të shkoni në Madrid," i ka thënë Messi, dhe Mbappe, sipas gazetarit argjentinas, vendosi ta dëgjojë.

Ky lajm i publikuar nga gazatari argjentinas mbështeten edhe nga fotografitë nga stërvitja e djeshme, në të cilën Mbappe përqafoi drejtorin sportiv Leonard, me të cilin kishte një marrëdhënie jo të mirë , dhe postoi një fotografi me Messin në Instagram, ku shihen të dy lojtarët mjaft të lumtur.

Përveç kësaj, sulmuesi francez është grumbulluar për ndeshjen e sotme kundër Reims dhe pritet të jetë në formacionin startues.

Image

"Si gjithmonë, Kylian po bën mirë. Presidenti ynë dhe drejtori sportiv kanë thënë gjithçka për këtë situatë,” tha trajneri Pochetino

L'Equipe pretendon se ftesa e Mbappe për ndeshjen me Reims do të thotë se largimi i tij për tek Real Madrid nuk është i pashmangshëm dhe se situata mund të ndryshojë

Reali i ka dhënë parizianëve një ultimatum dhe një afat për të vendosur mbi ofertën e tyre me vlerë 180 milionë euro, që është e hënë deri në orën 18:00. Përndryshe, oferta do të tërhiqet dhe francezi do të vijë falas në Madrid në fillim të sezonit të ardhshëm.

ImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco