U kthye tek Real Madrid, reagon për herë të parë Ancelotti: U gjenda para një...

U kthye tek Real Madrid, reagon për herë të parë Ancelotti: U gjenda para një...

19:38, 01/06/2021

Lajmi ishte në ajër prej disa orësh, por tashmë u bë zyrtar. Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri Real Madrid. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi madrilen ndërmjet llogarisë së tyre në “Twitter” duke i uruar mirëseardhjen teknikut italian.

Ndërkohë vet Ancelotti ka reaguar për këtë çështje duke  uruar më të mirën klubit të tij Everton teksa transferimin tek Real e cilësoi si një lëvizje të papritur.

“Unë kam respekt të plotë për këdo që lidhet me klubin e Everton dhe shpresoj më të mirën për ta si klub. Everton më pëlqente shumë, por u gjenda para një oferte të papritur dhe mendova se ishte lëvizja e duhur për mua dhe familjen time”.

Italiani do të jetë në krye të madrilenëve për 3 sezonet e ardhshme, teksa kjo lëvizje është pritur me bujë të madhe në botën e futbolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco