Zyrtare/ Ancelotti kthehet tek Real Madrid. Ja detajet e kontratës

Zyrtare/ Ancelotti kthehet tek Real Madrid. Ja detajet e kontratës

19:12, 01/06/2021

Lajmi ishte në ajër për disa orë, por tani është zyrtar. Carlo Ancelotti kthehet tek Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga klubi madrilen përmes një postimi në faqen zyrtare.

"Carlo Ancelotti, trajneri i Decima", (pasi fitoi Champions-in e 10-të me Realin në 2013) titulli i zgjedhur nga klubi spanjoll për të njoftuar kthimin e trajnerit italian i cili kështu lë Everton për t'u kthyer në Real pas përvojës së tij të parë nga 2013 në 2015.

Përmes deklaratës zyrtare nga Real Madrid, dalin në pah detajet në lidhje me kthimin e Carlo Ancelotti në stolin e “Los Blancos”. Trajneri italian, i cili largohet kështu nga Everton, ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me klubin e Florentino Perez, pra deri në qershor 2024. Ceremonia e nënshkrimit është planifikuar për nesër së bashku me presidentin, pastaj në orën 18:00 konferenca për shtyp e prezantimit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco