Teuta shpallet kampione Shqipërisë, titulli kthehet në Durrës pas 27 vitesh

Teuta shpallet kampione Shqipërisë, titulli kthehet në Durrës pas 27 vitesh

18:51, 26/05/2021

Teuta është kurorëzuar kampione e Shqipërisë për sezonin 2020-2021. Skuadra e Edi Martinit fitoi titullin e 2-të në histori pas 27 vitesh, teksa mposhti në ndeshjen e fundit të Kategorisë Superiore Apoloninë me rezultatin 6-1.

Njeriu i ndeshjes për skuadrën durrsake ka qenë, Dejvi Bregu i cili realizoi tre gola përballë skuadrës fierake. Tre golat e tjetër për bregdetarët u shënuan nga Lorenco Vila, kapiteni Renato Arapi dhe veterani Sabino Plaku. Ndërsa golin e vetëm për Apoloninë e shënoi Redon Mihana.

Pavarësisht se skuadra e Vllaznisë u përpoq deri në fund për të fituar titullin (fitoi 2-0 ndaj Laçit), Teuta arriti të shpallej kampion në Shqipëri, duke konfirmuar sezonin e tyre shumë të mirë 20-21 në Kategorinë Superiore, si dhe duke zbritur nga froni Tiranën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco