Strategjia për t’i rikthyer tifozët në stadium/ Anglia zgjedh dy ndeshjet gjysmëfinale

Strategjia për t’i rikthyer tifozët në stadium/ Anglia zgjedh dy ndeshjet gjysmëfinale

14:56, 01/04/2021

Në Angli pritet rikthimi i tifozëve.

Mbi 4 mijë tifozë do të lejohen në stadiumin ‘Wembley’. Gazeta e njohur britanike ‘DailyMail’ shkruan sot se tifozët do të lejohen në gjysmëfinalet e Kupës FA.

Ndeshja mes Leicester Cityt dhe Southampton është zgjedhur nga qeveria britanike si test për t’i rikthyer tifozët. Më 18 prill takimi do të luhet në prani të 4 mijë tifozëve.

Ky do të jetë një test i mirë, për ta parë se a ka gjasa që finalja e FA Cup të luhet në prani të 20 mijë tifozëve. Spekulime ka që Kampionati Europian të zhvillohet në ‘Wembley’ me prani të 45 mijë tifozëve.

Kujtojmë që gjysmëfinalja e dytë zhvillohet mes Chelseat dhe Manchester Cityt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco