Luis Enrique tregon çfarë i mungoi Spanjës në barazimin me Greqinë

Luis Enrique tregon çfarë i mungoi Spanjës në barazimin me Greqinë

12:02, 26/03/2021

Spanja e nisi me një gjysmë hapi fals fazën eliminatore të Botërorit të Katarit.

“La Furia Roja” u ndal në një barazim 1-1 përballë Greqisë në Granada.

Trajneri Luis Enrique natyrshëm nuk u shfaq i lumtur duke evidentuar problemet në këtë ndeshje të parë.

“Sigurisht nuk është rezultati që ne prisnim dhe pretendonim. Nuk krijuam aq shumë shanse, dhe nuk u treguam shumë të saktë në ato raste që patëm, megjithatë mendoj se në tërësi skuadra zhvilloi një paraqitje të mirë dhe çdo kërkesë që pata ndaj tyre ata e respektuan. Duhet që të jemi më të qartë përpara portës, sidomos kundër skuadrave që na mbyllen shumë prapa”, theksoi trajneri spanjoll.

Çfarë i mungoi kryesisht Spanjës në sfidën ndaj Greqisë?! Tekniku e ka një përgjigje: “Kur kundërshtari është i mbledhur në mbrojtje, duhet frymëzim, duhet të ndërtosh diçka nga asgjëja, kjo besoj na mungoi në këtë ndeshje, në këtë pikëpamje nuk shfaqëm nivelin tonë të zakonshëm, tashmë e kemi ne në dorë të përmirësohemi dhe të gjejmë një zgjidhje në situata të tilla”.

Spanja që ndodhet në të njëjtin grup me Kosovën do të zbresë sërish në fushë më 28 mars kundër Gjeorgjisë në Tbilisi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco