Kumbulla flet pas fitores ndaj Andorrës: Duhet të tregohemi më të saktë para portës

Kumbulla flet pas fitores ndaj Andorrës: Duhet të tregohemi më të saktë para portës

23:04, 25/03/2021

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, foli pas ndeshjes me Andorrën, të cilët kuqezinjtë e fituan me rezultatin minimal 1-0.

Kumbulla tha se Andorra u mbyll në mbrojtje dhe kjo ishte shkaku që Shqipëria nuk shënoi më shumë gola.

“Unë besoj se Andorra është ekip shumë i mirë dhe u futën të gjithë në mbrojtje dhe është e vështirë të gjendeshin hapësira. Ne kemi pasur raste, por kemi pasur pak fat para portës, e rëndësishme është se morëm 3 pikëshin, tani fokusohemi tek Anglia.

Do luajmë edhe më mirë para portës dhe të përmirësohemi teknikisht. Me stërvitje dhe ndeshje, mund të përmirësohemi edhe më mirë.

Kisha mundësi, për të shënuar, kishim pak fat para portës. Ato raste disa herë i kam bërë gol. Më mirë t’i shënoj në ndeshjet e tjera ato raste”, u shpreh Kumbulla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco