Ibrahimovic i zhgënjyer pas eliminimit nga Europa: Objektivi ynë është titulli i Serisë A

Ibrahimovic i zhgënjyer pas eliminimit nga Europa: Objektivi ynë është titulli i Serisë A

14:36, 19/03/2021

Zlatan Ibrahimovic ishte i zhgënjyer pas eliminimit nga Europa League dhe foli shkurt për Sky Sport, por duke u përqendruar te kampionati dhe jo te ndeshja e sotme. Suedezi është shprehur se objektivi i Milanit është titulli kampionat dhe te kjo gjë nuk ka dyshime.

“Unë luaj për të fituar dhe jo për të dalë i dyti. Jemi të dytët në kampionat dhe objektivi ynë është të fitojmë titullin.

Nëse arrijmë të kapim vetëm zonën Champions atëherë do të ishte bukur përsëri, por objekviti është fitimi i titullit. E ardhmja? Në momentin që jemi nuk mund të them asgjë”, përfundoi Ibrahimovic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco