Tashmë është zyrtare. Cengiz Under është një lojtar më i ri i Leicester City.
Përmes një postimi në kanalin e tyre zyrtar, klubi anglez njoftoi se ka arritur marrëveshjen me Romën për sulmuesit turk, i cili kalon në Premier League në formën e huazimit.
Në një postim në faqen zyrtare, Under u shpreh se i ishte mirënjohës të gjithë tifozëve për dashurinë dhe mbështetjen që i kanë dhënë që prej fillimit të aventurës me verdhekuqtë.
" Tre vjet më parë, kur kalova nëpër këtë derë, erdha për një sfidë të madhe. Gjatë kohës që isha këtu, jo vetëm që i doja Romanët por edhe qytetin e Romës, kulturën, njerëzit e këtij qyteti të mrekullueshëm. Unë u jam sinqerisht mirënjohës të gjithë tifozëve për dashurinë dhe mbështetjen që prej fillimi të aventurës.Pas kësaj periudhe unike, unë tashmë kam një sfidë të re.
???? #ÜnderTaken ???? pic.twitter.com/gznqopgpBT
— Leicester City (@LCFC) September 20, 2020
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: