Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Dragash

11:08, 30/06/2026

Është arrestuar i dyshari për vrasjen në Dragash.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, duke përfshirë përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri, si dhe njësinë policore me qen (K-9).

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin përgjegjës.

Viktimë është imami nga Dragashi, Gazmend Tahirovci, 47 vjeçar.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco