Një person ka mbetur i vdekur pas një rrahje që ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:15, në fshatin Zlipotok të Dragashit.
Sipas informacionit të raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjatë përleshjes mes disa personave, viktima dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
I dyshuari për rastin ndodhet në arrati.
Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.
“Fsh. Zlipotok, Dragash 29.06.2026, 23:15. Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes disa personave, si pasojë e kësaj viktima mashkull kosovar, dyshohet se ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
© SYRI.net